Gazetari Dashamir Biçaku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vitin e kaluar ka ndodhur një sulm kibernetik në një bankë të nivelit të dytë në vend.
Sipas gazetarit në këtë bankë bëheshin transaksione të organizatës MEK dhe për dy ditë sistemi ka qenë jashtë funksionit.
“Unë kam pasur një informacion që ndërhyrjet kanë ndodhur që vitin e kaluar në një bankë të nivelit të dytë. Bankë në të cilën kanë pasur llogaritë e tyre, ku bëheshin transaksione të organizatës MEK. Është ndërhyrë që vitin e kaluar. Sistemi i kësaj banke është bllokuar përreth dy ditë”, u shpreh gazetari.
