Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gazetari: Vuçiç doli kokulur nga takimi me Macron! Ja çfarë ndodhi pas perdeve të zeza

12:27 / April 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksander Vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari shqiptar në Paris, Selam Hajrizi, ka zbuluar detaje nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.

Hajrizi tha se Vuçiç u zhgënjye nga pritja e Macron, ku pas perdeve të zeza të takimit pa kamera, atij iu bënë kritika për sulmin në Banjskë, si dhe iu kërkua arrestimi i organizatorëve.

“Presidenti serb ka dalë i zhgënjyer nga takimi me Presidentin Macron. Siç duket presidenti Vuçiç nuk e ka pritur që menjëherë Presidenti Macron ta dënojë sulmin në Banjskë dhe menjëherë të kërkojë që autorët e sulmit të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.

Po ashtu Macron e ka bërë të qartë se të dyja palët kanë bërë diçka për avancimin e dialogut, ndërkohë që Presidenti serb tha se pala tjetër nuk ka bërë asgjë. Vuçiç tha se Kosova nuk ka bërë asgjë për dinarin dhe Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Hajrizi për Euronews Albania.

Vuçiç harron se plani franko-gjerman është hartuar nga këshilltarët e Macron dhe këshilltarët i bëjnë me dije zhvillimet presidentit.

Gjithashtu gazetari shtoi se Macron është i mirëinformuar për afërsinë e Vuçiç me Moskën dhe ndaj reagimi i tij ka qenë i ashpër në takimin jashtë kamerave.

“BE është duke e parë lojën e Vuçiçit me Moskën dhe presidenti Macron dhe ekipi i tij janë të acaruar, mirëpo kanë po ashtu interesat e tyre strategjike dhe ekonomike dhe ndaj nuk mund të tregohen të ashpër në deklarata, por përdorin gjuhën diplomatike, gjuhën e drunjtë.

Mirëpo pas perdeve të zeza gjërat janë ndryshe, pasi këshilltarët e informojnë Macron në lidhje me veprimet e Serbisë dhe afrimin e Vuçiç me Moskën”, tha gazetari.

Paris Selam Hajrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.