Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari zbulon arsyet pse Gledis Nano kërkoi testin e drogës në radhët e policisë

22:22 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gledis nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari i kronikës Ermal Vija, ka zbuluar prapasekenat dhe arsyet që e çuan ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për të urdhëruar kryerjen e testit të drogës brenda radhëve të policisë.

I ftuar në emisionin ”Open”, Vija theksoi se në Policinë e Shtetit kishte ardhur një informacion nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore se 101 drejtues të lartë ishin përdorues të kokainës. Ky informacion më pas e shtyu ish drejtorin Nano që të lëshonte urdhërin për kryerjen e testit të drogës, sipas gazetarit.

“Gledis Nano bëri një përpjekje ligjore, pasi urdhëroi kryerjen e testit të drogës. Policia e Shtetit ka pasur një informacion nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ku thuhej se 101 drejtues të lartë të policisë kanë qenë potencialë si përdorues të kokainës. Kjo ka qenë një nga informacionet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Policinë e Shtetit.

Testi i drogës ka qenë lëvizja e Gledis Nano për të pastruar Policinë e Shtetit. U nis me bujë, pati disa efektivë që rezultuan pozitiv, por më pas disa prej tyre u rikthyen. Pasi vetëm testi i parë ka rezultuar pozitiv dhe testi i dytë ka dalë negativ. Disa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen disa të tjerë janë larguar nga detyra.

Më pas nuk kemi më informacion çfarë ka ndodhur me proçedurën e testit të drogës”, tha gazetari.

Gledis Nano Polici testi droges
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.