Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari zbulon takimin sekret të Jeton Lamit me Gledis Nanon: Qëndruan dy orë e gjysmë në zyrën e ish-kryepolicit!

23:10 / September 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano lami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeton Lami, agjenti i Operacionales që u arrestua pak ditë më parë pasi dyshohet se kishte transportuar me makinë Ervis Martinajn, ka pasur një takim kokë më kokë me ish-kryepolicin Gledis Nano.

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se takimi është bërë pas ndalimit të Lamit për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij për lidhjet me të shumëkërkuarin e policisë.

Ai shton se në takimin që ka zgjatur 2 orë e gjysmë Lami dyshohet të ketë folur për emra dhe rrethana që kanë të bëjnë me lëvizjet e fundit të Martinajt. Qyno tha se Lami është një person me një rol kyç edhe në masakrën e Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj.

“Jeton Lami ka zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Gledis Nanon. I ka kërkuar ndjesë dhe ka folur për emra të tjerë të përfshirë. Dyshimet janë se ka pasur diskutime edhe për rrethanat ku mund ta ketë dërguar Ervis Martinajn.

Biseda është bërë tek për tek në zyrën e Gledis Nanos. Kontaktin pas arrestimit e ka zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm të policisë që ishte në detyrë. Lami është një person që ka një rol në ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku u vra Brilant Martinaj”, deklaroi ai.

Jeton Lami Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.