Për gazetarin Adriatik Doçi “ikja” e pedagoges nga Shqipëria dhe lajmi i përhapur me bujë në mediat sociale është abuziv dhe i pavërtetë. Sipas tij zonjusha është larguar dhe është rikthyer në vend qindra herë.
Postimi i Doçit:
“Prej dy ditësh lundron nëpër portale një lajm abuziv me titull: ‘Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!’. Ka shumë arsye për t’u larguar nga Shqipëria, aq sa ka edhe për të qëndruar. Është një zgjedhje individuale. Disa kthehen, më shumë ikin. Sigurisht politika e korruptuar e ka stimuluar këtë fenomen. Por, në rastin konkret, ajo zonjusha, e cila ka bërë shkrimin, ka ikur nja 700 herë nga Shqipëria vitet e fundit! Nuk ka dyshim që do të ikë edhe qindra herë të tjera deri kur ‘çukitësit’ e portaleve të bëjnë dallimin mes lajmeve të vërteta dhe lajmeve false. Nuk kam gjë me zonjushën. Ajo nga Suedia, duke pirë një gotë verë, ‘i fut një të ikur nga Shqipëria’. E bëra këtë sqarim vetëm për të qartësuar njerëzit mes xhunglës së lajmeve të përditshme.”