Jonida është 28 vjeç, pasi mbaroi studimet për gazetari dhe punoi disa vite si gazetare ajo filloi të tërhiqej shumë nga bizneset online që tashmë kanë “pushtuar” internetin.
Si shumë vajza edhe ajo vendosi të hap një biznes online, me veshje për femra.
Por tashmë Jonida Aliu shprehet se faqja CHIC AND POSH FASHION është gjithçka për të.
Jonida e ka konsideruar fillimisht këtë si një punë të dytë, por dalëngadalë ajo thotë se ky biznes po kthehet në një punë të parë, pasi ajo ka gjetur vetën dhe për më tepër të ardhurat janë të kënaqshme.
Megjithëse tregu online tashmë është shumë i vështirë për shkak të numrit të madh të bizneseve të tilla që operojnë në të , Jonida e ka gjetur mënyrën për të ecur përpara dhe për të çarë në treg, tashmë prej 3 vitesh.
Çfarë produktesh tregtoni?
Veshje për femra, sipas sezoneve të caktuara. Në dimër kemi publikuar palltot, xhupat, pellushat dhe gjatë verës punojmë me rrobat e banjos, fustanet dhe të gjitha veshjet që i duhen një vajze.
Si nisi ideja për të hapur një biznes të tillë?
Familja e bashkëshortit tim ka jetuar në Greqi dhe kur u kthyen në Shqipëri hapën disa dyqane me rroba dhe ishin ndër të parët në atë kohë që furnizoheshin në Greqi, dhe kështu lindi ideja që ta vazhdojmë online. Prej dy vitesh faqja është rritur në mënyrë graduale, por edhe më një punë të palodhur nga ana jonë dhe sot ajo ka 33 mijë ndjekës, të cilët janë të gjithë real.
Ku e merrni furnizimin?
Furnizimin e marim vetë në Greqi ( Athinë) , dhe kemi futur cilësinë premium, veshje të cilat vijnë nga Parisi dhe tregtohen në Greqi. Kjo është cilësia më e lartë që mund të gjesh në Shqipëri. Gjithashtu dhe rroba 100% Greke.
Si kryhet shitja e produkteve?
Ne funksionojmë me porosi, në fillim klienti rezervon atë që dëshiron, pasi e ka pare oniline, në faqen tonë me foto live, dhe më pas ne i marrim në Greqi dhe mundohemi t’i çojmë te klientët sa më shpejtë nëpërmjet postës.
Cila është grop-mosha që blen më shumë?
Grup-mosha që ble më tepër është 22-35 vjeç. Janë pikërisht ato kliente që tërhiqen nga produktet më të mira. I blejnë atë pavarësisht çmimit apo gjithçkaje tjetër.
Sa shpenzojnë ata për të blerë online?
Për veshjet dimërore shpenzojnë shumë sepse kërkojnë cilësinë e mirë. Një kliente ka blerë të gjitha llojet e stilit që unë kam futur: Pallto Teddy Bear, pellushin maxi dhe stilin e xhupit me pellush brenda.
Ndërsa, gjatë verës bëjnë më pak shpenzime për një produkt, pasi nuk i kushtojnë shumë rëndësi cilësisë, por sasisë së produkteve, ato dëshirojnë të ndërrohen sa më shumë.
Cilat janë problemet që hasen në këtë lloj biznesi?
Klienti i pavendosur.
Një sfidë e vërtetë për çdo shitës. Këta lloj klientesh normalisht të lodhin, dhe në fund pa asnjë rezultat. Janë shumë të pavendosur, ndërrojnë mendje çdo 2 minuta duke kontradiktor zgjedhje e tyre të mëparshme me kërkesa të reja.
Problem tjetër është dhe mos korrektësia e klienteve në tërheqjen e pakove. Pjesa e kthimit me postë, të merr shumë kohë dhe ka raste që një produkt të ngelet stock.
Ne shohim shumë faqe të tilla në internet kryesisht në Instagram, pse klienti duhet të vijë në faqen tuaj?
Klienti duhet të zgjedhë CHIC and POSH FASHION, për veshjet më të veçanta nga të gjitha faqet online duke qenë se ne i ofrojmë produktin e sapo dalë nga fabrika. Tek ne gjenden trendet më të fundit botërore që prodhohen në Greqi dhe në Paris.
Pikërisht për këtë lloj cilësie që mundësojmë, për korrektësinë dhe specialitetin duhet të na zgjedhin ne.
Çfarë i sugjeroni faqeve të reja online?
Korrektësi, cilësi dhe sinqeritet ndaj klientit! Vetëm kështu mund të ecë një biznes online. Të arrish të fitosh besimin e klientit, gjë të cilën CHIC & POSH FASHION e ka fituar, dhe kryesorja të fusësh mall të veçantë që nuk gjendet në çdo faqe online (ku te gjitha produktet jane njesoj) , prandaj dhe kohët e fundit shumë VIP-a te njohur të showbizit po na zgjedhin ne.
I uroj shume suksese çdo biznesi te ri!/Tirananews.al/