Gazetarja e TSH Anisa Ymeri denoncon retushimin që i është bërë gjatë restaurimit Mozaikut “Shqipëria sot” në Muzeun Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ymeri nënvizon se gjatë restaurimit janë hequr yjet me pesë cepa. Sipas saj, “ai mozaik është (ishte) një gjurmë e vyer e artit në periudhën e diktarurës dhe ishte detyrim të ruhej ashtu sikurse ishte krijuar apo sikurse ishte diktuar të krijohej”.
“Enveri i fshinte të tërë ata që nuk i duheshin, nga fotografitë, nga pikturat por edhe nga faqja e dheut.
Edhe këta ja morën hakun me Mozaikun “Shqipëria sot” që e shndërruan në “Shqipëria fantastike në komunizëm”.
Ja morën hakun Enverit duke i hequr yjet dhe veprën që mbante proletari në dorë!!!
Ai mozaik është (ishte) një gjurmë e vyer e artit në periudhën e diktarurës dhe ishte detyrim të ruhej ashtu sikurse ishte krijuar apo sikurse ishte diktuar të krijohej.
Pika mu në reataurim!
P.S: Deri sa të kuptoni se me të shkuarën duhet të përballemi dhe jo ta retushojmë, ta fshijmë, ta shembim, ta shkatërrojmë…do të vazhdojmë të mbetemi në batak”, nënvizon Ymeri. / tirananews.al
