Ndërsa në studion e emisionit “Opinion” është diskutuar  mbi propozimin e PD për Vettingun e politikanëve, gazetarja Fatjona Mejdini tha se ky proces është i kushtueshëm.

Ajo tha se për Vettingun në drejtësi, vetëm BE ka investuar 42 milionë euro, ndërsa vetëm për vitin 2021 KPK dhe SPAK kanë harxhuar 6 milionë euro.

Pjesë nga diskutimi:

Mejdini: Ku do i gjeni paratë për Vettingun?

Vetëm 42 milionë euro ka dhënë BE dhe vetëm KPK për vitin 2021 ka harxhuar rreth 2 milionë euro, ndërkaq SPAK 4 milionë euro.

Fevziu: Po kaq euro nuk kanë vjedhur politikanët. Gjithë këto euro harxhojmë ne dhe nuk marrim vesh as sa kanë vjedhur.  Kush do t’i financojë?

Gazment Bardhi: Në 30 vite kemi harxhuar aq para me projekte për luftë ndaj korrupsionit. Patjetër do ta bëjmë efikase, reale, që shqiptarët të ecin përpara. Nuk mund të ecin përpara qytetarët nëse udhëhiqen nga politikanë që mendojnë për veten e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here