Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetarja Lala tregon bisedën me vëllain e 31-vjeçares: Me Dan Hutrën kam pasur konflikte në burg!

21:52 / March 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar bisedën në telefon që ka zhvilluar me Vladimir Kurtin, vëllain e 31-vjeçares Etleva Kurti e cila u vra nga Dan Hutra ditën e sotme në zonën e Kamzës. E ftuar në emisionin “Open”, Lala u shpreh se vëllai i Etleva Kurtit ka pranuar që ka pasur konflikte me Dan Hutrën gjatë kohës që ka qenë në burg.

Por, vijon Lala, Vladimir Kurti e mohoi nëse e motra e tij kishte lidhje me autorin e vrasjes së trefishtë që tronditi sot Tiranën.

Lala: Ka pasur tentative për të dalë jashtë Tiranës. Ishte një njeri që kishte bërë 16 vite burg më parë. Një personazh që nuk kishte para sepse të jetosh në arrati duhet të kesh para. Tentoi t’i merrte një shumë parash njërës nga gratë me të cilat kishte marrëdhënie intime. Serial killer do ta quaja dhe mbante mllef.

Kur ka vrasje në seri dhe vrasje të grave ka një mllef të madh mes qytetarësh dhe nuk kishte as mbështetje. Qytetarët ishin të frikësuar se mos do të ndodhte një tjetër ngjarje. Me njoftimin e parë doli që Dan Hutra ishte larguar me një automjet por nuk ishte e qartë dhe nuk kishte të dhëna ë saktë në lidhje me të plagosurit dhe viktimat. Më pas u sqaruar se Hutra kishte dalë vetëm 16 ditë më parë nga burgu.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse ishte i njëjti autor për plagosjen me thikë dhe vrasjen në banesë. E para për shkak të armës së krimit. Gurakuqi ka pasur një lidhej intime me Kurtin, ajo tha se ai i kishte shkuar në shtëpi, e kishte dhunuar plagosur dhe i kishte marrë paratë. Me identifikimin ne autorit prej saj, u bë lidhja mes ngjarjeve ne Astir dhe Paskuqan.

Në atë kohë një burim më tha që tre plumbat në trupin e Etleva Kurtit janë të njëjta me ato të sekuestruara në ngjarjen në Paskuqan. Në atë kohë më merr në telefon Vladimir Kurti që po qante me të madhe dhe nuk po arrinte të më shpjegonte se ç’kishte ndodhur.

Ai më shpjegoi që sapo kishte dëgjuar ngjarjen në Paskuqan ka telefonuar motrën e cila nuk i përgjigjej dhe e dinte që ishte ai autori sepse kishte pasur shumë konflikte me të në burg madje kishte pasur tentativa për ta vrarë.

Ai më tha që në atë kohë kishte pranë tij të cilët i bënin thirrje familjarëve të mos dilnin nga shtëpia pasi kishin frikë se mos u ndodhte gjë edhe atyre. Një nga meraqet e tij ishte që mora e tij të mos varrosej me njollë sepse nuk kishte asnjë lidhje mes saj dhe autorit, përveç të vëllait i cili kishte pasur konflikte me të në burg.

Një vajzë 6 vjeçare kishte identifikuar autorin. Faktet u lidhën ndaj edhe zoti Vocaj falenderoi median pasi ishte një ngjarje që media ndihmoi me të vërtetë në zbardhjen e saj.

Dan Hutra etleva kurti klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.