Pas disa vitesh punë në Abc News, gazetarja Mirela Milori është larguar nga ky televizion.
Mësohet se gazetarja do të kalojë tashmë në Tv Klan, ku do të ketë një emision të vetin.
“Historia ime”, është emisioni që ajo do të moderojë, ku do të trajtojë histori dhe tema të ditës. Milori, e cila është bashkautore e këtij formati, do të shafqet çdo ditë në ekranin e Tv Klan.
Vetë televizioni ka publikuar spotin e emisionit, por pa zbuluar se kur do të startojë.