Qëllimi i çdo gazetari është të informojë publikun, dhe ku më mirë sesa ditën e zgjedhjeve mund të përmbushet ky mision, kur të gjithë qytetarët shkojnë të shprehin një të drejtë kushtetuese sikurse është ajo e zgjedhjes së drejtuesve të tyre.
Për gazetaren e politikës në Top Channel, Elda Menga, këto zgjedhje ishin më të veçanta për të, pasi nuk ka qenë vetëm. Ajo është në pritje të ëmbël.
“Këto zgjedhje janë dhe do të jenë më të veçantat për mua, pasi jo vetëm në fushatë, gjatë zgjedhjeve, por edhe në numërim, unë nuk kam qenë vetëm.
Për përcjelljen e informacionit unë nuk kam qenë vetëm por së bashku me beben time. Shqetësimi im ka qenë ky. Unë së bashku me kolegen time Rudina Muça jemi në pritje të ëmbël”- tha Menga.
