Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazetarja ngre hipotezën: Ahmetaj mund të kërkojë azil dhe të tregojë raste të tjera korrupsioni

22:34 / July 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatjona mejdini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Fatjona Mejdini ka hedhur një hipotezë duke sugjeruar se Arben Ahmetaj mund të kërkojë azil në një shtet tjetër me kushtin që të pranojë të dëshmojë raste të tjera korrupsioni.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ahmetaj këtë lëvizje mund ta bëjë për t’ju shmangur arrestimit në Shqipëri nëse nuk përballet me drejtësinë dhe nuk kthehet në vend.

Fatjona Mejdini: Ahmetaj është një njeri që i njeh ligjet. Në qoftë se ai do të shkojë në një vend edhe demokratik edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe do t’u kërkojë azil politik sepse ai mund të ketë më shumë dëshmi për të bërë, atëherë atij do t’i sigurohet kjo e drejtë dhe nga ky vend i sigurt që do jetë në ato momente, ai mund të fillojë dhe mund të nxjerrë informacion pastaj për gjithë dosjen.

Blendi Fevziu: Do i ndihmonte të gjithë.

Fatjona Mejdini: Ky është një rrezik shumë i madh.

Blendi Fevziu: Kështu do i bënte dhe Shqipërisë një super nder.

Fatjona Mejdini: Kjo është një gjë plotësisht e mundur, sepse vërtetë ai mund të pranojë disa nga implikimet e tij, por në qoftë se ai përfshihet në procedurat e azilit me kushtin që unë do tregoj raste edhe më të mëdha korrupsioni… ky ka qenë një ministër që ka përcjellë shkresa dhe sa ministra të tjerë kanë përcjellë shkresa, sepse prandaj edhe Prokuroria e ka akuzuar me korrupsion pasiv. Si puna e Ahmetajt mund të jenë edhe 3-4-5 që mund të jenë në të njëjtat pozita, kështu që çështja është delikate. Këto janë orë presioni.

ahmetaj Fatjona Mejdini hipoteze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.