Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Gazetarja sportive flet për lidhjen speciale me vajzën e saj

19:34 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enkeleida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në televizionet shqiptare. Daljet e saj të para si gazetare sporti kanë qënë që në vitin 1999, në një kohë kur të shikoje gjininë femërore të fliste për sportin ishte tabu.

Bëhet fjalë për Enkeleida Zekon. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në ekran teksa flet për sportin, sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me vajzën e saj Ester, nga ku tregoi lidhjen e ngushtë që ka me të.

“Ester tani po rritet dhe ka nevojë për gjëra të tjera. Kanë ikur netët pa gjumë kur qëndronim gjatë natën. Tani kemi hyrë në një proces ku Ester kërkon shumë impenjim për edukim dhe formim. Ajo po bëhet gati 4 vjeç dhe unë e shikoj që ka nevojë të mësojë gjithçka, ka filluar të njohë botën, ka dëshirat dhe kërkesat e saj. Ka filluar të thotë edhe jo, apo të pranojë gjërat që nuk i pëlqejnë, kështu që është më e vështirë dhe më impenjuese të rrisësh një fëmijë. Do të më pëlqente që Ester të bëhej gjithçka që ajo dëshiron kur të rritet, por do të doja vërtetë që ajo të merrej me televizion. Besoj që mund ta trashëgojë këtë gjë nga unë, sepse e shikoj që fëmijërinë e ka shumë të ngjashme me timen. Unë kam qenë e rezervuar, e turpshme. Ester lexon libra, i pëlqen televizioni, i pëlqen të dalë, të shikojë veten dhe them që mund të jetë një sinjal që mund ta lidhë me televizionin. Ndoshta nesër mund të drejtojë emisionin e mamit kur unë të kem hequr dorë nga gazetaria. Gjithë kohën time të lirë ia dedikoj Esterit, lexojmë, dalim, recitojmë vjersha. Çdo pasdite ne jemi bashkë”, tregoi Zeko./tvklan.al

Gazetarja sportive vajzen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.