Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazment Bardhi zbulon emrat e deputetëve që u kërcënuan dhe u dhunuan verbalisht

22:06 / June 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike, kishte një frymë të injektuar për të akuzuar disa prej të pranishmëve sikur po e çonin partinë te ish-kryeministri Sali Berisha.

Komentet Bardhi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”, ku tha se deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi u dhunuan verbalisht e kërcënuan jashtë sallës së mbledhjes, nga persona që sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me partinë.

“Në fakt dua ta përsëris është i njëjti peropozim që Grupi Parlamentar ka bërë, një platformë e mbështetur nga 30 deputetë. Kërkonim që si hapi i parë të bëhej çertifikimi i antarësisë aktuale. Hapi i dytë zgjedhjet në seksionet dhe grupseksione. Dhe hapi i tretë zgjedhja e kryetarit.

Mbështeta propozimin e zonjës Godole që të dilnim me një vendimmarrje të përbashkët. Nuk shkuam me një vendim në xhep dhe të thoshim që nuk ka më nevojë për diskutime. Kur po shpjegoja pamundësinë statutore, në atë moment kuptova që prezenca ime ishte fasadë, pasi venimi ishte marrë jashtë asaj salle. Nëse si anëtarë i Kryesisë së partisë ti nuk dëgjon pse duhet të dalim me një vendim të unifikuar…

Kam dalë jashtë nga mbledhja, duke e konsideruar fasadë prezencën time në mbledhje. Një pjesë e njerëzve që ishin jashtë sallës ishin kryetarë dege dhe jemi përshëndetur normalisht me ta. Në momentin që unë jam larguar ka dalë nga mbledhja kolegu Dash Sula. Ndaj tij individë që nuk janë pjesë e strukturave të partisë kanë ushtruar ndaj tij dhunë verbal dhe kërcënime.

Unë po flas për gjendjen time, unë nuk kam pasur asnjë presion që të shpreh hapur mendimet e mia në Kryesinë e Partisë. Duke ndodhur që ngjarjet nuk kanë ndodhur në mbledhjen e Kryesisë, unë nuk mund të flas. Pas zotit Sula, edhe zoti Korreshi është fyer e kërcënuar. Ka patur një ndërprerje të mbledhjes për shkak se është dëgjuar zhurma në sallë. Ka pasur një debat edhe aty.

Më pas janë rikthyer kolegët dhe ka rifilluar mbledhja. Unë nuk kam ndjerë presion, por nuk mund të flas dot për kolegët e tjerë. Por është tërësisht e panevojshme që kryetarët e degëve dhe personat e tjerë të ishin aty. Kishte një frymë të tillë të injektuar që përpara se të fillonte mbledhja. Kishte një frymë që të na thoshin se po e çojmë partinë te Berisha. Ishte një gënjeshtër që ishte injektuar më pare”, u shpreh Bardhi.

deputete Gazment Bardhi Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.