Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gëlltiti baterinë, humb jetën fëmija 17 muajsh

22:54 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femija4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një fëmijë vetëm 17 muajsh, Hugh McMahon, ka humbur jetën pasi gëlltiti një bateri nga një lodër për fëmijë.

Babai i tij, i quajtur gjithashtu Hugh McMahon, kujton herën e fundit që e vuri në shtrat djalin e tij.

Ishte nata e Krishtlindjeve dhe Hugh kishte mbërritur në shtëpinë e tij në Motherëell, North Lanarkshire, i ngarkuar me blerje të minutës së fundit.

Ai u ngjit lart, e futi djalin e tij të vogël në shtrat dhe i uroi natën e mirë. Më pas ai u bashkua me partneren e tij Christine McDonald dhe tre fëmijët e tjerë të tyre për të mbështjellë dhuratat e festave.

Disa orë më vonë, çifti e gjeti fëmijën e tyre më të vogël të shtrirë në shpinë, me sytë e ngulur në tavan.

“Frymëmarrja e tij ishte vështirësuar,” tha Hugh.

“Ne telefonuam një ambulancë dhe mjekët i dhanë oksigjen.”

Vogëlushi Hugh u dërguan në Spitalin Universitar Ëishaë.

“Unë isha i dërrmuar. Kishte ndodhur kaq shpejt dhe dukej sikur kishte ndodhur një aksident i rëndë me makinë – ai kishte humbur të gjithë gjakun e tij, ishte gjithandej.”

“Mjekët shpjeguan se nuk e dinin se nga vinte gjakderdhja.”

Mjekët thanë se vogëlushi duhej të merrte ndihmë të specializuar ose do të vdiste.

Testet më vonë treguan se një vrimë me madhësinë e një monedhe ishte në zemrën e tij – dhe se ajo ka të ngjarë të ishte shkaktuar nga gëlltitaja e një baterie që kishte mbetur në ezofag.

Kirurgët kryen një operacion 12-orësh, por gjakderdhja vazhdonte. Vogëlushi pësoi lëndime të rënda dhe humbi jetën.

Vogëlushi Hugh vdiq më 26 dhjetor dhe u varros në Cumbernauld.

Femija gelltiti humb jeten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.