Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj sot mori pasaportën Shqiptare. Këtë e bëri të ditur këngëtari para pak minutash për 146 mijë ndjekësit e tij në instagram. Ai u shpreh se me zemër ka qenë çdoherë qytetar i saj, derisa sot është edhe me dokumente.
“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti. Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme. Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj. Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise.”, shkroi Prelvukaj në instgram.
Reperi pritet ta marrë edhe nusen nga Shqipëria. Ai është i fejuar me këngëtaren Eni Koçi. Fejesën e kanë realizuar në muajin Nëntor të vitit 2018, ende nuk ka data per dasmen e tyre!