Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova të Italisë, ku një person që dyshohet se është shqiptar, është përplasur për vdekje nga treni.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin Bogliasco, rreth orës 20:30, ndërsa po hetohet nëse ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Burri u përplas nga treni që po udhëtonte drejt Sestri Levante dhe më pas ndaloi lëvizjen e tij menjëherë, por përplasja ka rezultuar fatale.