Genta Gjalpi, ish-banorja e Big Brother 5 është një personazh që shpesh krijon polemika në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo i ka dërguar moderatores Aulona Mustës një mesazh ku ka treguar makthin e kaluar nga ish i dashuri.
‘Mua më kërcënonte ish-i im, dhe m’i bëri publike, doli e vetja. Gjithë atë dhunë psikologjike, edhe fizike e ktheva në forcë. Unë jam si një aicberg. Njerëzit shohin shumë pak… Jam e shkatërruar nga meshkujt, kam një frikë të madhe, sa nuk mendoj se do të krijoj lidhje ndonjëherë, frika më e madhe se do të jem e papranuar. Pas kaq shumë vitesh po e hap zemrën dhe po dridhem, e po qaj, edhe pse shumë herë jam bërë gati, ndoshta do të isha si ajo vajza që vdiq… ju ndoshta me kemi përkrahur, keni qeshur e keni qarë me mua, por unë jam rasti më i keq i mundshëm’, ka shkruar Genta.
Ndërkohë Aulona e ka mbështetur duke ja kthyer: ‘Dhe e di çfarë sapo më kujtove e dashur Genta…që në atë kohë sërish pjesa më e madhe (e madje vetë vajzat) të akuzuan ty, të bën ty fajtore dhe të vunë ty qindra epitete’.
Kujtojmë që moderatores i kanë ardhur edhe shumë mesazhe nga vajza të tjera, të cilat kanë ndarë një pjesë të errët të jetës së tyre.

