Gerard Pique dhe Shakira kanë qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, si për ndarjen, ashtu edhe për sekretet që dalin në dritë tashmë nga lidhja e tyre 12-vjeçare. Emri i super modeles Bar Refaeli është shtuar në raportimet e fundit për çiftin dikur të dashuruar.
Emri i modeles izraelite është përfshirë në çështjen e divorcit të çiftit, pas deklaratave të gazetarit dhe paparacit spanjoll Jordi Martin, i cili pretendoi se futbollisti dhe modelja shkëmbyen mesazhe romantike dhe u takuan pas ndarjes së Refaelit nga Leonardo DiCaprio.
Në deklaratat e saj në gusht të 2021, Refaeli kishte mohuar mundësinë e ndonjë lidhje romantike me ish-partnerin e Shakiras:
“Ne jemi thjesht miq të mirë,” tha ajo.
Gazetari spanjoll shkroi:
“Krisja mes tyre nisi sepse Shakira gjeti mesazhe me Refaelin dhe nuk ishin thjesht mesazhe, kishte diçka më shumë. Ata kishin organizuar takime private”.
Jordi gjithashtu shkroi në Twitter: “Ia dërgova informacionin një burimi të afërt me Shakira disa ditë më parë. Pas një kohe, ata më në fund ishin në gjendje të verifikonin mashtrimin e supozuar të Piqué me Refaelin në vitin 2012.
“Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Refaelit, i cili ishte edhe miku im prej shumë vitesh, i cili konfirmoi arsyen e vizitave të shpeshta të modeles në Barcelonë në atë kohë. Shakira u trondit”.
‘Doni pak më shumë?”-pyet ai.
“Midis 30 qershorit dhe 6 korrikut 2021, Pique pati një udhëtim në Monako, i shoqëruar nga dikush që nuk ishte Shakira. Unë e përcolla këtë informacion gjithashtu. Shumë nga këto janë detaje të reja për të cilat ajo nuk ishte në dijeni.”
MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues të Gerard Pique dhe Bar Refaeli për koment dhe mësohet se futbollisti ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Martinit. I njëjti gazetar më herët e kishte kërcënuar futbollistin, se do t’i “nxjerrë” të gjitha detajet pikante të jetës së tij.
“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin.
Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një e vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, shkroi ai.
Që në fillim kur shpërtheu skandali i tradhtisë së futbollistit, gazetari ka marrë anën e këngëtares kolumbiane me një deklaratë publike:
“Për të gjithë fansat e Shakirës. Unë kam qenë gjithmonë pranë saj. Kam njoftuar edhe ekipin e saj dhe familjarët e ngushtë. Dje i dhashë të gjithë informacionin që mund ta ndihmonte në këtë moment të vështirë”, tha ai.