Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

19:55 / December 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se kafkiane kur thotë Erion Veliaj, në epokën e sotme të hetimeve të nivelit të lartë në SPAK dhe atë të gjykimeve në GJKKO.

Publiku shikon vetëm pasarelën e vipave në rrugën e famshme pranë “Stacionit të Trenit”, si dhe frenezinë e materialeve “me burime” për hetime, ku nuk merret vesh në realitet linja kronologjike, apo edhe sensi i logjikës së gjërave.

Ku siç tha avokati Maks Haxhia, klienti i tij nuk kishte marrë tendera nga AKSH, por që ne na u referua ndryshe. Megjithatë, kjo i takon hetimit, e mjegulla do të mbizotërojë mbi qartësinë, edhe si taktikë për të trembur personat nën hetim. E kjo nuk është as e re as e papërdorur në homologimet hetimore në përvojën europiane.

Plus që po jetojmë në një epokë ku më shumë sesa faktet vlen zhurma, siç po e shikojmë në dosjet Epstein, ku si në Shqipërinë tonë, edhe atje duken të implikuar të dy palët e politikës. Megjithëse deri tani më shumë se implikim kemi mjegull pishinash, jacuzzi e gjëra të tjera bizzarre, a thua se kemi zbuluar Atlantidën dhe trimëritë e Herkulit në qytetin imagjinar.

E meqë ra fjala te Atlantida dhe zbulimet e vjetra, një lajm rrodhi sot nga reporterët që ndjekin procesin e Gërdecit, se SPAK ka zbuluar një shkresë të vjetër ku dilte emri i Shkëlzen Berishës. Është interesante fakti se e gjitha kjo na u servir, sikur kemi të bëjmë me një zbulim arkeologjik të një qytetërimi që ka jetuar mbi 4 mijë vjet më parë.

Kur vetëm në gazetën Tema, ky dokument është publikuar vazhdimisht dhe ndërkohë ka qenë pjesë e hetimit të parë mbi Gërdecin, por asnjëherë nuk është marrë në pyetje personi të cilit i dedikohet shikimi.

E absurdi i gjithë këtij teatri kafkian është se askush nuk di gjë se çcfarë ndodh brenda në procesin e Gërdecit, si dhe askush nuk di përse gjyqi nuk zhvillohet i hapur për mediat.

Dhe tjetra, përse SPAK nuk e shpërndau në media këtë dokument siç ndodh me dhjetëra mijëra faqet e përgjimeve të tjera? Mbyllja e sallave të gjyqeve për publikun ka sjellë në realitet një mosdije të plotë, pasi edhe reporterët pa kamera nuk marrin dot pjesë dhe gjithçka thonë, i marrin nga palët.

Dhe ironia më e madhe e deri sotme e gjyqit të Gërdecit është se gjithçka çfarë ndodh atje merret vesh nga deklaratat e deputetit Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në proçes.

gerdeci ri shkelzenin ylli pata zbulimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.