Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit dhe merrnin inerte, nën hetim dy persona në Mat

13:36 / May 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1685532630 mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Matit ka vënë në pranga dy persona, pasi gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër. Policia ka sekuestruar edhe 2 ekskavatorë dhe 1 kamion që përdoreshin për kryerjen e kësaj paligjshmërie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të Postës së Policisë Klos dhe me strukturat e IMT-së, pas informacioneve të siguruara për 2 raste të krimeve mjedisore, kanë organizuar menjëherë punën për përcaktimin e autorësisë së tyre.

Në shtratin e lumit Mat, u konstatua një ekskavator në pronësi të një personi me iniciale A.Gj., i cili dyshohet se përdorej për të gërryer shtratin e këtij lumi, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.

-Në shtratin e përroit të fshatit Xibër, u konstatuan një ekskavator dhe një kamion në pronësi të qytetarit me iniciale B. K., të cilat dyshohet se përdoreshin për të gërryer shtratin e këtij përroi, me qëllim marrjen e inerteve, si dhe për transportimin e inerteve të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. Gj., 48 vjeç, banues në Burrel dhe B. K., 37 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.