Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gërvalla-Lajçakut: Mos prisni luftë si në Ukrainë që t’i hapni dyert Ballkanit

10:19 / July 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lajcak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në samitin e Dubrovnikut nuk munguan replikat për dialogun Kosovë-Serbi por edhe për procesin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian.

I dërguari special i Bashkimit Europian për Ballkanin, Miroslav Lajçak deklaroi se së shpejti janë gati 3-4 marrëveshje që priten të finalizohen. Ai pranoi se ky proces ka vonesa dhe se Bashkimi Europian duhet ta përfundojë punën e nisur prej vitesh si për çështjen e Kosovës ashtu edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, dy çështje urgjente janë: fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma. “Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu”,-u shpreh Lajçak gjatë këtij samiti.

Në repliken e saj ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se “Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një tjetër luftë në Ballkan për t’ hapur rrugë integrimit, siç bëri me Ukrainën me dhënien e statusit të kandidatit për pranim në BE vetëm pasi nisi pushtimi nga Rusia.

Ajo shtoi se tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë kontribuuese të jashtëzakonshme me vlera të përbashkëta në Bashkimin Evropian. Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur.

Miroslav Lajcak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.