Getinjo është treguar shumë hermetik për jetën personale. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik, ai ka preferuar që romancat e tij të mos i bëjë publike. Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, Getinjo gjithmonë është kujdesur që në mes tyre të mos tregojë detaje që nuk kanë të bëjnë me karrierën e tij.
Mirëpo, së fundmi ai ka ngritur dyshime tek ndjekësit se na ka prezantuar me të dashurën e tij. Getinjo ka postuar një foto krah një vajze bukurosheje zeshkane, duke shkruar “Bardh e Zi”, sikurse ishte fotoja.
Vajza në fjalë është po ashtu këngëtare, në fillimet e saj. Edhe ajo ka postuar një foto me Getinjon duke shkruar “Ne të vërtetët”.
Ndonëse fotot dhe mbishkrimet nuk duken si të shkëputura nga ndonjë videoklip, nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë duke bashkëpunuar. Megjithatë, për të mësuar si qëndron e vërteta, na mbetet të presim!