Moderatorja e njohur, Marina Vjollca feston këtë të martë ditëlindjen e saj të 32-të.

Bukuroshja e ekranit shqiptar ka marrë shumë urime, ku mes tyre nuk mund të mungonte edhe ai i bashkëshortit të saj Getoar Selimi, i cili ka ndarë një foto në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku është Marina me vajzën e tyre Marget dhe shkruan:
“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku.”
Kujtojmë që çifti janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa mirëpritën vajzën në nëntor të vitit të kaluar.
