Vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik, Khai ka festuar ditëlindjen e saj të tretë. Me këtë rast supermodelja postoi disa foto në Instagram, por pa treguar fytyrën e vogëlushes. Gigi ka ndarë foto nga festa, përqafimet e tyre, foto nga pushimet dhe momente të ëmbla mes tyre.
“Duke festuar tre vjetorin tonë këtë javë. Është nder të jesh nëna e saj, të shohësh jetën përmes saj! Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e ëmbël, më e zgjuar! Fëmija i ëndrrave/dashuria e jetës sime!”, shkruan Gigi.


