Gilberta Simoni dhe Ilir Lara janë konkurrentët e parë të “Për’puthen +40” që dolën dje nga programi çift. Dyshja e famshme tashmë për publikun shqiptar ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” me Erjona Rusin dhe Flori Gjinin. Ata folën për planet e së ardhmes dhe treguan se çfarë do të bëjnë tani me përfundimin e rrugëtimit të tyre televiziv në programin e dashurisë. Kur Erjona i ka pyetur nëse do të martohen apo do të bashkëjetojnë tani, Iliri është përgjigjur: “Jemi duke u kuptuar dhe menduar për shumë gjëra. Jemi duke llogaritur se çfarë mund të bëjmë më mirë. Nuk duam të flasim tepër për këtë pjesë sepse nuk duam t’i tërheqim të keqen vetes”.
Më pas, Gilberta ka ndërhyrë duke thënë: “Pas emisionit gjërat do shikohen realisht si do funksionojnë mes nesh”. Flori e ka pyetur ish-konkurrenten nëse ajo do të ishte gati të shkonte jashtë Shqipërisë për Ilirin, duke qenë se është investuar në vendin tonë.
“Po patjetër që po sepse është e rrallë ta gjesh dashurinë dhe personin e duhur. Mendova se e gjeta”, është përgjigjur e sigurt Gilberta.