Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjata: “Dy klane në PS luftojnë për Prokurorin e ri”

21:16 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli këtë të martë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, tha se KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie për momentin.

“KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie. Aty janë zgjedhur anëtarë të paligjshëm të kundërshtruar nga ONM. Janë zgjedhur anëtarë që nuk kanë marrë nga dokumenti Autoritetit i Pastërtisë së Figurës ku prokuroria e kishte pranuar anëtar pa marrë një dokument. Një anëtare është shkarkuar nga KPA. Të tjerë janë në KPA mund të pësojnë të njëjtën fat. Sikur ti lemë këto kemi një situatë të zgjedhur 5 nga parlamenti dhe 4 nga konferenca e prokurorëve që vjen në kundërshtim me Kushtetutën se kur u bë u tha që këto organe do të vetëqeverisen, prandaj ka shumicën e prokurorëve në KLP. Të ka rënë kolona bazë e këtij institucioni nuk mund të vazhdojë pa u plotësuar”, tha Gjata.

Sipas Gjatës, brenda Partisë Socialiste po bëhet luftë e brendshme pasi ka dy klane, njëri që mbështet kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe njëri që mbështet persona të tjerë.

“Po nguten të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ka një luftë të brendshme se kush do jetë kryeprokuror, dhe ka një klan që mbështet Arta Markun. Ai që fitoi me zotin Rama dhe e vendosi në mënyrë të kundraligjshme. Ka një klan tjetër që do persona të tjerë dhe po bëhet luftë e tmerrshme por që ne e shohim si gati me përbuzje që tregon pikën e fundit ku ka shkuar mazhoranca”, u shpreh ai.

gjata klanetps luftojne prokurorin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.