Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjatë 2022 u shtuan 56 pika të këmbimit valutor, si po e ushqen pastrimi i parave industrinë e Exchange-ve

21:18 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
exchange
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit, shpesh nga burime të paligjshme që qarkullon në ekonominë shqiptare po nxit hapjen e pikave të reja të këmbimit valutor. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e shkuar u licencuan 56 Exchange të reja duke e çuar në 583 numrin total të tyre.  

“Duke pasur parasysh se për hapjen e një pike të këmbimit valutor nevojitet një kapital prej së paku 30 milionë lekësh për t’u licencuar, marrë parasysh vogëlsinë e ekonomisë shqiptare… kjo të çon se lulëzimi i tyre lidhet me kërkesën e trafikantëve të drogës për të qarkulluar paratë”, thotë gazetari Gjergj Erebara.

Nisur nga dyshimet për pastrim parash, të bazuara edhe te vlerësimet e Moneyval, Banka e Shqipërisë kreu 70 inspektime në zyrat e këmbimit valutor. Pas kontrolleve u procedua me heqjen e licencave për 29 Exchange, numri më i lartë i viteve të fundit.

“Pastrimi i parave kryhet në dy mënyra. E para garanton qarkullimin, ndërsa proçesi i dytë pastrimin e parave duke kthyer paratë e paligjshme në të ligjshme”, u shpreh Erebara.

Në raportin vjetor për vitin 2022, Banka e Shqipërisë raporton se në dyshimet e pastrimit të parave janë kryer kontrolle edhe ndaj 5 bankave dhe 5 institucioneve financiare kredidhënëse.

exchange kembim valutor parate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Paketa Fiskale 2027, Tabaku ngre shqetësimin për bizneset e vogla: Qeveria u ka shtuar barrën

12:38 / November 1, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026

Taksa e makinave rritet nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe me motor të madh do të paguajnë më shumë

15:49 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.