Thashethemet e fundit kane mbushur mediat duke thene se Selena Gomez është duke shijuar një romancë me ish-pjesëtarin e “One Direction”, Niall Horan. Të dy kengetaret supozohet se u fotografuan duke u puthur.
E gjitha nisi kur gazetari Mike Wass shkroi se mund ta ketë parë dyshen në koncertin e këngëtarit skocez, Leëis Capaldi, më 3 prill. Ai publikoi një video në Twitter, ku shkruante: “Lewis Capaldi ishte i pabesueshëm. Ky djalë është një yll! (Gjithashtu, nëse nuk kam halucinacione Selena dhe Niall ishin ulur në tryezën ngjitur me mua.)
Ai publikoi një video në Twitter, ku shkruante: “Lewis Capaldi ishte i pabesueshëm. Ky djalë është një yll! (Gjithashtu, nëse nuk kam halucinacione Selena dhe Niall ishin ulur në tryezën ngjitur me mua.)
Kjo normalisht që bëri shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale që të dyshonin se dy këngëtarët janë në një lidhje. Por një burim tha për “HollyëoodLife” se, nuk ka asgjë romantike mes tyre. “Selena mendon se Niall është fantastik dhe e pëlqen muzikën e tij, por nuk janë të dashur, pavarësisht thashethemeve. Selena nuk është në një lidhje tani edhe pse mendon se Niall është i lezetshëm dhe i talentuar, si dhe vlerëson shumë nga gjërat që ai i thotë asaj. Ajo po kalon kohë me miqtë dhe po kujdeset për veten”, tha burimi.
Këngëtarja tani është fokusuar vetëm te vetja e saj dhe nuk ka mendje për të pasur një lidhje.
Burimi: Celebrity Insider/iconstyle