Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjekmarkaj: Basha duhet të tërhiqet nga tentativa për t’u rikthyer në krye të PD, ndryshe do bëhet personazh memesh

15:26 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Gjekmarkaj nuk e mbështet rikthimin e Lulzim Bashës pas disfatës të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputeti demokrat thotë se Basha së bashku me Sali Berishën duhet të bëjnë hapa pas në mënyrë që të rikonceptohet PD.

Sipas Gjekmarkajt, asnjëri prej tyre nuk sjell alternativë për shqiptarët dhe këtë e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve.

“Nëse sot del e thotë se mund të jem risia e fituesi, nuk e di sa seriozisht mund të merret nga njerëzit. Unë personalisht kam respekt nga ana njerëzore por nga ana politike, Basha me tentativën që bën për rikthim.

Në Shqipëri kishte ardhur koha të ndërrohej pushteti por opozita jonë nuk i ka bindur shqiptarët që të jetë e denjë për të ardhur në qeveri. Dalin e shajnë votuesit.

Njerëzit të mbështesin nëse u jep perspektivë. Është një fluks i rëndësishëm votash, është bazik. Nuk funksionon duke i thënë Berishës ik, largohu ti që të vijmë ne. ai duhet të bëjë disa hapa pas që PD të rikonceptohen.

Të njëjtën ta bëjë dhe Basha që të mos bëhet personazh memesh. Belind Këlliçi mund të ishte rezultat më i mirë po të mos ishte i atashuar me Berishën. Basha tenton të kthehet e të marrë gjënë e mbetur”, tha Gjekmarkaj.

Sa i përket situatës dhe luftës brenda PD, Gjekmarkaj thotë se gjithçka po bëhet për interesa personale dhe ajo cfarë po ndodh mes demokratëve s’bën gjë tjetër veçse kënaq qeverinë.

“Kam preferuar të hesht që të mos jem një nga atentatorët e asgjësimit të PD se më vjen keq të jem pjesë në funeralin e saj. Shoh triumf egoizmi e interesash personale.

Qeveria është e kënaqur me opozitën që ka. Më 14 maj ishte një goditje katastrofike për PD, ishte e parashikueshme, nuk ishte e vështirë të bëje kasandrën por druaj se e keqja ende s’ka ardhur”, tha Gjekmarkaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.