Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjekmarkaj: Berishën do e largoja që në 2013, vendimi i Bashës kurajoz

18:11 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tha në Top Talk se vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën ishte kurajoz dhe mjaft i përgjegjshëm, duke analizuar peshën dhe rëndësinë që marrëdhëniet me Amerikën kanë për PD dhe vendin.

Denis Dyrnjaja: Basha e mori vendimin nga frika, në shantazh e sipër apo e shikon si vendim kurajoz ose të papërgjegjshëm?

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që është një vendim shumë kurajoz dhe i përgjegjshëm. Mos të bëhemi hipokrit, SHBA kanë një peshë shumë të madhe në politikën e brendshme shqiptare , në sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, na kanë futur në NATO. Në një farë mënyre ne jemi nën ombrellën e tyre politike.

Gjekmarkaj tha në Top Talk se Berisha i ka bërë betejat e veta dhe se nëse do të ishte ai kryetar i PD, Berisha do të ishte larguar që në 2013-ën.

“Berisha i ka bërë betejat e veta, mund të largohej në 2013, 2017, u largua por s’u largua. Basha tha se u akuzova që nuk e vrava babain tim politik, por s’kam ndërmend ta vras, në një farë mënyre, unë nuk mendoj që Basha do ta kishte bërë këtë divorc me Sali Berishën, për vetë faktin nga mirënjohja, nga konsiderata, shumë rrethana të tjera, por ndodhi diçka që është me e madhe se vendimet e Bashës dhe Berishës, që është ndërhyrja e SHBA. Kanë arsyet e veta që në nuk i dimë, sado që mua më është dukur një vendim i padrejtë, një paradoks, sado që unë e konsideroj Berishën një lider pro amerikan, përsëri kjo ka ndodhur dhe kur kjo ndodh ti nuk bën dot sikur kjo gjë nuk ekziston.
Lulzim Basha është detyruar ta marrë parasysh këtë realitet dhe të veprojë në bazë të rrethanave të reja.

Unë kam një natyrë tjetër nga Lulzim Basha, unë do ta kisha marrë këtë vendim që në 2013, sepse të gjitha shoqëritë, po ajo shqiptare më shumë se sa të tjera, liderin e do lider, se Basha ka qenë gjithmonë i dubluar nga hija e Berishës, për mirë apo për keq.

Por që e shoh të jetë ai vetvetja, në sensin që është ai që e ka këtë borën mbi qafë, atë të liderit. Dhe kryetarin do ta gjykojmë 100 si kryetar të vërtet dhe real për meritat apo për gabimet e tij nesër”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.