Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjekmarkaj me qytetarët e Lezhës: Dimri i fundit i keq për shqiptarët

21:44 / December 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte këtë të shtunë në një takim me qytetarët e këtij qyteti. Në një reagim në Facebook, ai ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shprehet besimplotë se PS do të rikthehet në qeverisje.

Postimi i plotë

Takim festiv me demokratë e qytetarë të Lezhës. Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell urimet e mija më të përzemërta, Ju dhe familjeve Tuaja për gjithë kontributin, mundin dhe sfidat ndaj kauzave të PD. Njëkohësisht një përshendetje të veçantë keni nga Kryetari i PDSH-së Prof.Dr. Sali Berisha, i cili iu shpreh gjithë respektin për të gjithë atë që keni bërë në emër të opozitës.

Ne kemi kaluar rrugë të mundimshme dhe përvoja të vështira por falë qëndresës, përkushtimit dhe guximit kemi arritur hapa suksesi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Ne nuk jemi dorëzuar, dhe siç jemi sonte në këtë mbrëmje festive, kështu po të bashkuar do të sjellim festën e madhe të Shqipërisë, fitores së pranverës së ardhshme duke votuar PD, partinë e sukseseve të mëdha.

Ky është dimri i fundit i keq per shqiptaret dhe stina e fundit politike per Edi Ramën dhe oborrtaret e tij që nuk i bënë një të mirë Lezhës në 12 vjet. Përkundrazi, zhbënë shumëçka, arsimin, bujqësinë, shendetësinë, ekonominë dhe më të keqen, detyruan të emigrojnë qindra mijëra shqiptarë. A ngjajme ne me banden e Rilindjes? Joooo në asgjë , jemi krejt të ndryshem ne jemi Partia që të mundurat i bën të mundura ! Ne kemi me vete shumicen e qytetarve !

Ndaj, kjo mbrëmje urimi lë të jetë oguri i nisjes së një punë të madhe të përbashkët për kthimin e besës, shpresës dhe ndryshimit. Është rradha jonë !

Zoti i bekoftë demokratët e Lezhës, shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e saj!

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.