Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, ishte këtë mesditë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko.
Situatën në PD ai e shikon me rrezik, duke thënë se mund të shkojë në një pikë pa kthim. Zgjedhjet për kreun e ri të PD në 29 korrik, ai thotë se nëse ndodhin, do të jenë një “mini puç i ndyrë”.
“Situata në PD më dhëmb shumë dhe e shoh me dëshpërim që faktorë që do duhej të ishin zgjidhje, janë fasadë… Berisha dhe Basha. Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini- parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.
Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit. Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit. Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.
