Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjekmarkaj përballet me anëtarët e VATRËS në SHBA për Berishën dhe problemet brenda PD-së

15:58 / April 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarët e organiztaës shqiptaro-amerikane Vatra, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të tyre, të lidhura kryesisht me situatën në Partinë Demokratike.

Pyetjes se përse “nuk e nderon liderin historik të PD-së Sali Berisha”, Gjekmarkaj është shprehur se Partia Demokratike thjesht ka certifikuar vendimet të cilat janë marrë nga SHBA për Berishën.

Sa i përket përplasjes mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës në 8 Janar, Gjekmarkaj tha se është mirë që për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, disa gjëra duhet t’i lihen të shkuarës.

I konfrontuar për problemet e Bashës me çështjen e lobimit rus, Gjekmarkaj tha se çdokush, nëse është fajtor duhet të përballet me drejtësinë.

Pjesë nga biseda:

Pse nuk e nderoni liderin historik Sali Berisha?

Gjekmarkaj: Unë mendoj që ai ka mirënjohjen për të gjithë ato merita që ka në histori. Vendimet për Sali Berishën thjesht janë certifikuar nga Partia Demokratike, por janë marrë nga SHBA.

Pyetje: Jam Nazo Veliu, sektretarja e Vatrës, me histori familjare që nga 1912. Unë kam qenë anëtare e PD që nga themelimi i saj. E dimë që janë mbajtur dy Kuvende, në 11 dhe 18 dhjetor. A keni qenë pjesë e Kuvendit të 18 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve, dhe a jeni të bindur që në atë sallë ndodhen 1500 ulëse dhe janë bërë deklarime që kanë qenë 5000 anëtarë. Për sa i përket ngjarjeve të 8 Janarit, juve ndodheshit brenda. Nga brenda u hodhën jashtë bomba me gaz lotësjellës, shkopinj…Cili ka qenë qëndrimi juaj.

Gjekmarkaj: Kam marrë pjesë në Kuvendin e datës 18, kam parë njerëz edhe në hollin e PD. Aty është kritikuar Basha, Berisha, ne duhet të mos kemi frikë të flasim për të mirat apo të këqijat e liderave. Për pyetjen e dytë, nuk dua të komentoj datën 8, demokratët duhet të kontribuojnë që ajo datë t’i mbetet të shkuarës. Nëse duhet të kemi bashkim, disa gjëra duhet t’ua lëmë të shkuarës.

Basha nëse është fajtor të përballet me drejtësinë, si çdokush tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.