Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjekmarkaj tregon pse merr pjesë në takimet e Berishës: Nuk shkoj për ta çertifikuar si kryetar, por…

21:55 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka sqaruar se pse ai merr pjesë në takimet e opozitës që drejtohen nga Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Open”, ai thotë se nuk shkon për të certifikuar Berishën si kryetar, por për të dhënë kontributin e tij për të ndërtuar një aksion të përbashkët.

Sipas tij, Sali Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike pa të cilën nuk mund të bëhen llogaritë e aksionit opozitar.

Ndërkohë Gjekmarkaj thekson se ristabilizimi i marrëdhënieve me SHBA është fondamentale për një parti që pretendon pushtetin.

Agron Gjekmarkaj: Unë nuk kam shkuar tek PD e Sali Berishës, nuk kam shkuar ta njoh apo ta certifikoj Sali Berishën si kryetar, unë kam shkuar në takim të opozitës ku çdo kush duhet të shkojë dhe të japë kontributin për të ndërtuar një aksion dhe strategji të përbashkët duke filluar nga Parlamenti.

Faktorët nuk kanë të  gjithë të njëjtën peshë. Sali Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike pa të cilën ti nuk e bën dot llogarinë e aksionit opozitar, pa numrat e të cilit ti nuk ndërton dot një opozitë të bashkuar dhe je i detyruar të bësh përpjekje dhe të gjesh mënyrën si të bashkohet opozita duke ruajtur autonominë në qëndrime.

Pyetje: A keni hequr dorë nga qëndrimi se Berisha duhet pezulluar nga grupi i PD?

Agron Gjekmarkaj: Berishën e ka pezulluar Basha nga grupua i PD pa pyetur institucionet e partisë dhe e deklaroi se ishte një vendim personal. Vendimi ka qenë i vështirë dhe më pasoja të rënda për opozitën. Por në atë kohë unë kam shpresuar se Berisha do ndiqte një linjë tjetër për tu mbrojtur , por ai ndoqi një tjetër dhe pasojat tani janë të ditura. Por e quaj restaurimin ose ristabilizimin e marrëdhënieve me SHBA fondamentale për një parti politike që pretendon pushtetin në Shqipëri, duke ditur cili është ndikimi i këtij shteti në botë, rajon, dhe mbi të gjitha në hapësirën shqiptare në rrafshin e sigurisë.

berishes gjekmarkaj takimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.