Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjellë qensh në 700 tenxhere mediatike”/ Rama: PS dhe Balluku bën ndryshimin epokal në infrastrukturë

11:14 / March 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9140
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku biseduan në lidhje me raportin për autorizimin ose jo të SPAK për heqjen e lirisë për ish-zv kryeministren Belinda Balluku, u shpreh se ish-ministrja u vu në shënjestër të opozitës.

Rama deklaroi se ndaj Ballukut nuk ka akuza të rënda për korrupsion apo vjedhje, por thjesht një akuzë për shkelje të barazisë në tendera.

Kreu i qeverisë deklaroi se Balluku ishte ajo që “asfaltoi” opozitën në qarkun e Fierit, duke fituar thellë në këtë zonë. Po ashtu, Rama theksoi se ndryshimet epokale në infrastrukturën e vendit nuk erdhën nga koha, por nga puna e PS-së, ku bën pjesë edhe Balluku.

“Ndaj Belinda Ballukut nuk është ngritur akuzë për korrupsion dhe as për vjedhje dhe ndonjë gjë që e lidh me skenë krimi. Akuza ndaj saj është vetëm dyshimi i arsyeshëm se ka shkelur veprën penale të pabarazisë në tendera publikë, bazuar në mesazhe të gjetura në celularin e një ish-drejtori. U hodhën akuza dhe u servirën si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politik e mediatik, dhe menjëherë u vendos nga prokurori dhe gjyqtari, që të pezullohet si zëvendëskryeministre. Kjo ishte një masë absurde, që në fakt pezulloi funksionin dhe jo thjesht personin. Një budallallëk i tillë nuk ka ndodhur askund në botë. Më pas erdhi, turra-vrapi i dytë dhe është kërkesa e dytë për të autorizuar ose jo arrestin e një deputeti.

Thjesht njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe fatkeqësisht të bërë zakon nga grupet hetimore të Stacionit të Trenit, bëri që ndaj Ballukut të ngrihen dallgë urrejtje që ziejnë në 700 tenxheret e mediave. E kthyen në kriminele me 300 vila. E bënë sikur në kohën e drejtimit të saj u shembën rrugët, deti u bë kos për qenërinë e pazarit politik e mediatik. Por ajo është njeriu që asfaltoi krejt opozitën në Fier. Atje ishte dhe ai burri, që u mor në mbrojtje nga një vajzë, rast i rrallë në historinë e njerëzimit. Balluku u kthye në shtrigën që duhet djegur në turrën e druve me zjarr molotovësh, nga kjo opozitë, që hodhi gjithë te zezat mbi të. Ndryshimet epokale në infrastrukturë nuk erdhën nga koha, por erdhën nga PS, ku bën pjesë dhe Belinda Balluku“, tha Rama.

Edi Rama Gjellë qensh Kryeministri Tenxhere mediatike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.