Gjatë punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë janë gjetur 23 predha luftarake.
“Sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, njofton ARRSH.