Tetë armë zjarri janë zbuluar pas një kontrolli të ushtruar në një furgon me targa angleze të ndaluar në Portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.
Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.
Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të armëve, ndërsa shoferi i furgonit është shoqëruar në polici, për t’u marrë në pyetje.