Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës në Tiranë, janë mbyllur ditën e sotme.
Shkak për këtë situatë është bërë ndotja e sallave, në të cilat është i pranishëm një numër i madh bakteresh.
Sallat do të jenë të mbyllura të hënën dhe të martën dhe gjatë këtyre ditëve nuk do të mund të kryhen operacione.
