Lulishjta Shën Maria në Korçë herë pas here ka nxjerrë në sipërfaqe eshtra njerëzore, dhe e fundit ka qenë vetëm sot teksa po bëheshin punime në zonë.
Dyshohet se eshtrat i përkasin varreve të vjetra ortodokse, dhe këtë e thonë banorët sipas të cilëve një pjesë e tyre janë zhvendosur në vitet ’59-60 në varrezat e qytetit,por një pjesë janë ende në këtë territor.
Për ta është jashtë çdo kulture njerëzore mosrespektimi i tyre, prandaj thonë që territori duhet të pastrohet.