Sot në mesditë shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë verifikimit të informacioneve të marra nga banorë të Njësisë Administrative Komsi kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Fusha e shkrirjes dhe demontimit”, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”, në Bashkinë Mat, janë konstatuar predha ushtarake, të mbetura nga shpërthinet e ndodhura në ish repartet ushtarake në këtë zonë.
Shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe kanë marrë masa për të siguruar zonën, për shmangjen e rreziqeve dhe po merren masa per njoftimin e shërbimit të emergjencave civile dhe repartit ushtarak.
Strukturat vendore kanë kërkuar ndihmën e dikasterit të mbrojtjes, dërgimin e xhenierëve për eleminimin e predhave të rrezikshme.


