Tre bebe të vdekura janë gjetur në shtëpinë e një mjeku të ndjerë. Foshnjat e vdekura janë gjetur në një bodrum të një shtëpie në Ville d’Avre, që ndodhet në periferi të Parisit.
Sipas një burimi gjyqësor, autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 3 foshnjave. Mjeku ligjor që ka kryer autopsinë e 3 foshnjave të vdekura duhet të tregojë nëse bëhet fjalë për foshnje apo embrione.
Pronari i shtëpisë ka qenë mjek gjinekolog, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2015.