Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjendet 15- vjeçarja e trafikuar,u shfrytëzua nga laçjanët edhe për drogë

18:28 / July 5, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liljana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 15-vjeçare nga Mamurrasi Ornela Maxharri, e cila rezulton e zhdukur për familjarët që prej datës 22 janar të këtij viti u gjet sot. Rasti u denoncua nga nëna e adoleshentes, Liljana Maxharri. E përlotur ajo rrëfeu sesi vajza shfrytëzohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Adoleshentja doli nga shtëpia me justifikimin se do të ikte në ekskursion bashkë me G.K nga Kruja, por nuk u kthye më në banesë. Familjarët kanë kërkuar informacion edhe në shkollën 9-vjeçare ’Besnik Syla’, por e mitura nuk ishte paraqitur atë ditë në mësim. Sipas nënës, G.K e shfrytëzon adoleshenten për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ndërsa të kontaktuar nga prindërit, shoqja e saj G.K, nuk u ka dhënë asnjë sqarim, përveçse i ka kërcënuar ata. ‘Atë ditë ajo u zgjua dhe tha se do të ikte në ekskursion, por ndërkohë nuk kishte shkuar. Kemi bërë disa herë denoncime. Një grup i vajzave e kanë marrë vajzën në Tiranë dhe i kanë thënë kthehu në shtëpi, por ajo ka frikë. Dy muaj pas humbjes së vajzës e kam takuar G.K por ajo nuk më ka dhënë informacion. 3 muaj pas humbjes, nëna zbulon se Ornela ishte kliente në një parukeri në Astir. Pas interesimit familjarët, bien në kontakt me pronaren, e cila mohon kategorikisht që Ornela të ketë qenë kliente e saj. Pas këtij momenti, nga numri i saj mbërrin një mesazh nga vetë Ornela, e cila qetësonte familjarët se ishte mirë dhe se do të kthehej në shtëpi pas disa ditësh. ‘Jam Nela mam, mora vesh se më ke kërkuar. Unë jam mirë mos u bëj merak. Po rri në Durrës. Të dua shumë, më ka marrë malli shumë dhe do të vij shumë shpejt për të të takuar. Të lutem mos e bëj të madhe, jam shumë mirë.’ Pas këtij rrëfimi, emisioni ‘Pa Gjurmë’ u lidh live me parukjeren, e cila rrëfeu se Ornelën e kishte patur kliente për dy javë rresht, por kur u pikas nga nëna e saj 15-vjeçarja nuk kishte shkuar më aty. Nëna e Ornelës ka qenë tek parukeria ime. Që në atë moment ajo vajzë është larguar edhe prej meje. Nje kliente qe kisha ngjitur po thoshte o sa keq më erdhi për atë se ishte jetime. Ajo erdhi direkt mbas të ëmës i dhashë numrin e tel të nënës dhe më tha ua kjo është nëna ime, unë do iki tani te nëna. Unë e kam parukerinë në Astir, por nuk e di ku mund të jetojë ajo vajza. 3 herë në javë ka ardhur për dy javë rresht. Pothuajse dy javë ka bërë shërbime tek unë.’ Por ‘Pa Gjurmë’ nuk i ndali kërkimet këtu, pasi gjatë transmetimit u lidh live me një vajzë që e njihte Ornelën, e cila u shpreh se kjo e fundit shpeshherë ishte parë në kryeqytet tek Sheshi ‘Wilson’ gjatë orëve të natës. ‘Shoqja ime e ka parë tek Club Shqiponja tek Sheshi Willson çdo natë nga ora 18:00–12:00. Më ka thënë ka ikur nga shtëpia sepse më kanë ‘zënë’ me një kushëri në dhomë. Ajo ishte me një flokëzezë në Astir.’ Largimi nga banesa është një veprim i përsëritur i 15-vjecares. Pak kohë më parë, ajo u gjet 10 ditë pasi ishte larguar nga shtëpia, në qytetin e Fushë- Krujës, në shoqërinë e të njëjtës vajzë me inicialet G.K, me të cilën u përfshi edhe këtë herë. Ornela u kishte pohuar familjarëve se G.K, e kishte detyruar atë që të shpërndante qese me lëndë narkotike në gjimnazin në Fushe-Krujes. ‘Ka qenë një lokal ku shkonte vajza, një lokal që rrijnë të rinjtë. Atje e shfrytëzonin për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe të gjithë janë vënë pas hekurave. Kam pas marrëdhënie shumë të mira me vajzën. G. K e ka dhunuar vajzen time. Vajza nuk fliste asnjë fjalë thonte nuk e di çfarë më kanë dhënë për të pirë. Më kanë mbajtur me zor dhe më nxirrnin për të shitur qese të vogla lëndësh narkotike. Herën e parë kur e kapën e gjetën në rrugë jashtë natën. Kohët e fundit ndryshoi sjellje vajza, kthente përgjigje jo të hijshme. Jam munduar ti rri afër vajzës por isha dhe në punë. ‘

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.