Një 54-vjeçar në Sarandë është gjendur i djegur në banesën e tij në të cilën jetonte i vetëm, me qira.
Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se viktima është Stefan Kosta.
I ndjeri ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm në banesë, teksa nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin banesës.
