Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Viktima me iniciale S.P., jetonte i vetëm në banesë.
Kufoma është transportuar për në morg, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë. Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
