Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Bathore.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku shtetasi B.SH dyshohet se është vetëvarur.
Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur trupin e 45-vjeçarit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
