Një burrë ka humbur jetën pak minuta më parë në qytetin e Vlorës dhe dyshimet janë se ai ka kryer vetëvrasje.
Policia lokale tha për noa.al se sonte rreth orës 19:35, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në banesë është gjetur nga familjarët, 42 vjeçari F.A., i pajetë.
Dyshimet janë se 42 vjeçari ka varur veten në banesën e tij.
Zyrtarisht u bë e ditur se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.