Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Dibër: Altin Dumani nga zona juaj u bë i fortë, sepse PS me reformën në drejtësi i dorëzoi shpatën e ndëshkimit

18:30 / April 17, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744906972xcollage 642
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Altin Dumani u bë pjesë e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Dibër. Emri i tij u përmend si një burrë i kësaj zone. Sipas Ramës, kreu i SPAK u bë i fortë se PS me reformën në drejtësi, i dorëzoi në duar shpatën e ndëshkimit.

”Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë”, tha Rama. Kryeministri nuk la pa vlerësuar figurën e tij, kjo duke u ndalur tek integriteti i tij dhe lufta e fortë me krimin.

“Altin Dumani ka qenë prokuror shumë vite, dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier veçse me punën e vet. Kishit dëgjuar ndonjëherë që Altin Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur?

Kur unë thosha atëherë që duam të kemi një drejtësi që të mos shohë majtas dhe djathtas, e kisha dhe për ne. Fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare është për të tejkaluar veten dhe për të qenë të aftë moralisht për të pranuar dhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë edhe brenda shtëpisë sonë”.

dumani PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.