Kënga “Monotonia” e Shakirës që artistja këndon së bashku me Ozuna duket nuk ka prekur vetëm futbollistin Gerard Pique, por edhe partneren e tij të re.
Përvec kësaj, akuzat e forta të fansave të këngëtares kolumbiane, shkruajnë mediat spanjolle bënë që Clara Chía Martí, partnerja aktuale e Piqué, të marrë një vendim drastik. Ajo nuk do të kthehet më në Kosmos, kompaninë e Gerard-it ku ka punuar deri më tani dhe nga e cila u takua me futbollistin.
Sipas gazetarit Jordi Martin, i cili prej shumë vitesh e ndjek nga afër jetën e Shakirës thotë: “Clara nuk shkon më as në punë dhe e bën nga shtëpia. Nuk ka forcë”. Megjithatë, Martin theksoi se vendimi i Klarës nuk duket se ka ndikuar në marrëdhënien e saj me futbollistin, i cili ditë më parë organizoi një darkë për punonjësit e kompanisë së tij të quajtur Kosmos dhe ku ajo mori pjesë dhe mund të shihej shumë e lumtur me futbollistin.
Por edhe Piqué nuk po kalon një periudhë të mirë sa i përket jetës së tij profesionale. Futbollisti 35-vjeçar është larg paraqitjes më të mirë të mundshme në fushë. Shumë nga tifozët e ekipit të Barcelonës kërkojnë që mbrojtësi të largohet nga pozicioni i tij dhe të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.