Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjeneral Brigade Arben Kingji do të pasojë Begajn në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA

13:50 / August 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben kingji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, siç e kërkon ligji ndërsa Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneralin në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare , detyrë të cilën deri në qershor e mbante vetë, raporton News24.

Gjeneral Brigade Arben Kingji deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka ushtruar edhe detyra të tjera si atashe ushtarak në Rumani. Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të Kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Një ndër emrat e përfolur se do të pasonte shefin e saj Bajram Begaj në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ishte dhe Gjeneral Majore Manushaqe Shehu. Aktualisht gjeneral majorja mban detyren e zëvendësshefes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneralja me dy yje sot mban gradën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare.  Ajo shkruajti historinë e ushtrisë shqiptarë duke u graduar si gjeneralja e parë shqiptare deri më sot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.